Pas “shigjetave” nga kryeministri Berisha pak ditë më parë, duket se presidenti aktual I Vllaznisë Agron Çela që po konkurron në zgjedhjet e ardhshme si kandidati numër 1 I forcës politike LSI për Qarkun Shkodër, ka marrë të tjera sinjale apo sulme nga të tjerë kandidatë për deputetë në këtë qark. Ka patur prej tyre që e kanë akuzuar se ai po shfryëzon Vllazninë për fushatë elektorale dhe presidenti aktual I klubit shkodran I është përgjigjur: “Kam dëgjuar këto ditë disa kandidatë për deputet në Shkodër se unë gjoja po e shfrytëzoj Vllazninë për fushatë dhe për të më dhënë avantazh në fushatën time elektorale. Dua t’u them këtyre njerëzve se gabojnë. Ata kërkojnë të fitojnë pikë me këtë gjë. Por dua t’u them atyre se më parë se të flasin për Vllazninë, të vinë pikësëpari në stadium sepse nuk kanë qenë asnjëherë në jetën e tyre aty. Ndërsa unë, kam qenë dhe jam tifoz I zjarrtë I kësaj skuadre ndërsa që pas vdekjes së ish- presidentit Myftar Çela jam njeriu që kam kontribuar shumë për të dhe do të vazhdoj të kontribuoj sa të kem frymë. Prandaj, nëse këta kandidatë për deputet, e duan vërtetë Vllazninë, të vijnë e të bashkëpunojmë të gjithë sëbashku për të mirën e saj dhe jo të sulmojmë njëri- tjetrin”.
Në këtë mënyrë duket se muaji qershor për shkak të zgjedhjeve elektorale do të jetë një muaj I nxehtë edhe për sportin dhe Vllazninë, me premtime dhe akuza ndaj kandidatëve rivalë.
www.shkodrasport.com