Jose Mourinho ka folur për të kaluarën e tij me skuadrën e Chelseas.

“Special One” ka zbuluar bisedën me presidentin e Chelseas, Roman Abramovich i cili i kishte siguruar mundësinë për të transferuar Ronaldinhon në Londër.

Por Mourinho refuzoi brazilianin për të kërkuar Didier Drogba.

“Në vitin 2004, Roman Abramovich më tha që kishte para për të sjellë Ronaldinho në Chelsea nëse do të doja … Unë thashë jo. Më sillni Didier Drogba”, ka thënë Mourinho.