HomeKRYESOREMourinho mund të shkojë te Barcelona pas largimit të Xavit, ja çfarë...

Mourinho mund të shkojë te Barcelona pas largimit të Xavit, ja çfarë e lidh portugezin me katalanasit

Portugezi Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës pas shkarkimit të tij nga Roma. Mourinho u lidh shumë me një lëvizje të mundshme tek Napoli por më pas presidenti i klubit konfirmoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mediat spanjolle shkruajnë se portugezi mund të përfundojë në stolin e Barcelonës në verë pas dorëheqjes së Xavi Hernandez me një faktor kyç që është agjenti i tij Jorge Mendes i cili gjithashtu përfaqëson drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.

“Blaugranët” kanë nënshkruar me shumë klientë të Mendes në vitet e fundit, duke përfshirë Joao Cancelo dhe Joao Felix, dhe tani ndikimi i tij mund të bëjë që edhe ish-trajneri i Real Madridit të marrë drejtimin e Barcelonës.

Një faktor që mund ta shtyjë Mourinho të mos marrë drejtimin e Barcelonës mund të jetë historia e tij me “Los Blancos”, megjithëse vendimi i tij për t’u bashkuar me disa klube nga e njëjta ligë, tregojnë se nuk mund të jetë ndonjë telashe për Mourinhon.

Kujtojmë se Jose Mourinho nga viti 1996 deri më 2000 kishte punuar si ndihmës trajner te Barcelona.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments