Roma fitoi Conference League kundër Feyenoord, duke rikthyer një kupë europiane në Itali pas 12 vitesh nga hera e fundit.
TIRANË- Roma fitoi Conference League kundër Feyenoord, duke rikthyer një kupë europiane në Itali pas 12 vitesh nga hera e fundit. Është gjithashtu trofeu i pestë europian me një klub për Jose Mourinhon, i cili pas ndeshjes analizoi suksesin në Sky.
“Ka kaq shumë gjëra në kokën time tani. Unë kam qenë në Romë për 11 muaj: është e lehtë të presësh këtë reagim. Sot ishte histori dhe ne e shkruam”.
Një kompeticion e luajtur që në ndeshjet e para me përkushtim dhe këmbëngulje nga verdhekuqtë, përtej disa pengesave.
“Conference League është një kompeticion që në fillim e ndjemë se mund ta fitonim, pastaj pak nga pak grupi u bë më i fortë dhe konkurrenca u bë më shumë se Europa League, me ekipe të shkëlqyera. U bë e vështirë, por kishte rëndësi. Unë dua të qëndroj në kryqytet.” I prekur, ai ia dedikon fitoren tifozëve të Romës.
“Fitova me Porton, Interin dhe Romën: Një gjë është të fitosh kur të gjithë presin që ti të fitosh, tjetër është kur askush nuk pret që të fitosh. Mendoj për tifozët e Romës. Me gjithë respektin për të gjitha klubet në të cilat kam punuar dhe me të cilat vazhdoj të dashurohem, nuk e fsheh sot, jam 100% romanist sepse këta njerëz janë njerëz të jashtëzakonshëm”.