Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMourinho përballë së kaluarës: Shpresoj që Reali të humbasë nesër, Arbeloa është...

Mourinho përballë së kaluarës: Shpresoj që Reali të humbasë nesër, Arbeloa është si një fëmijë për mua

Benfika do të presë nesër në mbrëmje Real Madridin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League, një përballje me shumë emocione për Jose Mourinhon. Trajneri portugez do të përballet me ish-ekipin e tij dhe me një nga “nxënësit” më të dashur, Alvaro Arbeloan, tashmë në stolin e Realit.

Në konferencën për shtyp, Murinjo u ndal te kjo sfidë e veçantë, duke folur me sinqeritet për raportin e tij me Arbeloan dhe respektin që ka për klubin madrilen.

“Nuk kam folur me Alvaron. Numri im është shumë i komplikuar dhe e kanë vetëm familjarët e mi. Një telefonatë nuk është e nevojshme për t’i uruar fat, ai e di çfarë mendoj për të. Shpresoj që gjithçka t’i shkojë mirë. Dua që Arbeloa të bëjë mirë kudo që të shkojë dhe dua që Reali të ketë sukses me çdo trajner.

E dua Real Madridin dhe e dua Alvaron. Vetëm nesër shpresoj që të bëjnë keq. Arbeloa është si një fëmijë për mua, jo thjesht një ish-lojtar. Ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”, tha tekniku portugez.

Si duhet të luajë Benfika kundër Realit? “Nëse nuk kemi ekuilibër, Real Madridi do të na ndëshkojë. Ata janë në një nivel shumë të lartë dhe gabimet ndëshkohen menjëherë. Futbolli është i paparashikueshëm dhe kjo është bukuria e tij. Ne do të përpiqemi të përgatisim ekipin sa më mirë. Objektivi ynë i vetëm është fitorja, sepse vetëm kështu kalojmë më tej”, përfundoi Mourinho.

Një sfidë vendimtare, emocionale dhe me shumë histori personale, ku Jose Mourinho do të tentojë të mposhtë të kaluarën për të siguruar të ardhmen e Benfikës në Champions League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments