I vetmi rast për moviolë në Vllaznia-Kukësi 2-1, e gjykuar nga Juxhin Xhaja, ishte goli i fitores së shkodranëve, ku dyshohej për një pozicion jashtë loje në momentin e pasimit të Heriçit për Çobën.

Sistemi VAR verifikoi rastin dhe rezultoi se Tabaku i Kukësit mbante në lojë sulmuesin e Vllaznisë. Ishte një rast shumë i diskutueshëm, edhe pse goli është i rregullt për çështje centimetrash.

Gjithsesi, teknologjia e konfirmoi se nuk kemi të bëjmë me një pozicion jashtë loje, pavaresisht edhe pretendimeve te trajnerit te Kukesit per menyren e vendosjes se vizes nga VAR.

Por ne fakt, nese ka skuader e cila duhet te ankohet per VAR-in apo arbitrat e ketij sezoni, ajo eshte Vllaznia, e cila eshte penalizuar me shume nga gjithe te tjerat nga gabimet e tyre.