Minutat 76 dhe 77 të ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit kanë sjellë dy momente shumë të diskutueshëm dhe vendime të gjyqtarit Kreshnik Cjapi që kanë tensionuar jo pak kampin shkodran.

Në momentet kur rezultati ishte 1-1 dhe sfida ishte plotësisht e hapur, fillimisht ishte një gjuajtje e Markut e cila u devijua me dorë nga Hadroj dhe pavarësisht protestave të shkodranëve, Cjapi vendosi që loja të vazhdonte.

Aksioni vazhdoi dhe pikërisht Hadroj bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Smajlit i cili më pas u detyrua të largohej me barelë nga fusha për shkak të problemeve nga përplasja. Shkodranët kërkuan karton të kuq, por Cjapi i tregoi vetëm të verdhin mbrojtësit.

Pavarësisht insistimit të vendasve për të shkuar që të shihte pamjet e të dy aksioneve në VAR, Cjapi i qëndroi besnik vendimit të tij në fushë dhe vazhdoi lojën.