Ndeshja e djeshme mes Vllaznisë dhe Erzenit ishte mjaft e vrullshme dhe me ritëm në pjesën më të madhe të saj, por nuk mund të cilësohet një ndeshje e vështirë për t’u arbitruar nga kryesori Florjan Lata, pasi nuk u karakterizua nga raste të dyshimta në vijimësinë e saj.

I vetmi rast i dyshimtë ndodhi në minutën e 66-të, kur Vllaznia kërkon një penallti. Balaj mundohet të kthejë një kros nga e djathta, teksa gjatë këtij momenti pretendohet për prekje me dorë të Krasniqit.

Pamjet nuk janë të qarta, por edhe në rast se ka prekje me dorë, distanca e devijimit të topit me lojtarin e Erzenit ka qenë shumë e afërt dhe jo në drejtim të portës, çka i jep të drejtë gjyqtarit Lata.

Per pjesen tjeter te 90 minuteshit nuk ka patur raste te diskutueshme duke ia bere me te lehte atij drejtimin e kesaj ndeshje qe u mbyll me fitoren 3-1 te Vllaznise.