Vllaznia-Bylis u gjykua nga arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti, nga Lezha. Në përgjithësi arbitrimi u duk korrekt, ndonëse nuk munguan rastet për moviolë.
Minuta 24 – Marku gjuan fort nga distanca, topi ndalet në traun e portës dhe është përplasur shumë pranë vijës fatale, madje duke lënë edhe dyshime për një kalim të tij.
Topi kthehet në fushë, aty Dilaver godet me kokë i vetëm me Qirkon, duke ia dhënë topin në duar këtij të fundit.
Pamjet filmike nuk tregojnë qartë nëse topi e ka kaluar vijën fatale pas përplasjes në traun e portës, ndaj i drejtë vendimi për të vijuar lojën.
Minuta 53 – Pas një goditjeje të Adilit me kokë, kërkohet për një prekje të topit me dorë nga miqtë dhe lojtarët e Vllaznisë pretendojnë për një prekje të topit me dorë, por për gjyqtarin asgjë për t’u shënuar.