Shkëlqim Muça ka dhënë parashikimet e tij në lidhje me ndeshjet e javës së ardhshme në Kategorinë Superiore. Në “Rubrika Sportive”, Muça është shprehur se Kukësi-Tirana do mbyllet në barazim, teksa në ndeshjet e tjera nuk parashikon surpriza, pasi mendon se pretendentët do të fitojnë.
Gjithashtu ai ka folur edhe për ndeshjet e Kupës, duke thënë se në finale shikon Teuta-Vllaznia.
“Mendoj se Kukësi-Tirana do të mbyllet në barazim. Teuta e mposht Skënderbeun. Gjithashtu Vllaznia padyshim mposht Apoloninë, Laçi fiton ndaj Bylisit normale dhe Partizani triumfon ndaj Kastriotit. Qenka javë e lehjet kjo.
Kupa? Besoj se Teta fiton ndaj Skënderbeut, sipas mendimit tim në finalen e Kupës do të kemi Teutën dhe Vllazninë, që do të luftojnë për të marrë trofeun në fund.”, tha Muça.