Rreth katër vite më parë, Gentian Muça përjetoi një periudhë të errët në jetën e tij, duke qenë se luftoi ndaj një sëmundje të rëndë. Mirëpo, për fat të mirë, mbrojtësi e fitoi betejën e tij, ndërsa sezonin e kaluar u shpall edhe kampion me ekipin e tij të zemrës, Tiranën. Tashmë, Muça aktivizohet me Prishtinën, ndërsa së fundmi në një intervistë për “Ëake Up” ka kujtuar momentet e vështira ndaj sëmundjes duke theksuar se duhet shumë besim, ndërsa uron që atë që kaloi ai, të mos e përjetojë askush.

“Është e vërtetë që një sprovë e tillë mos i rëntë asnjë njeriu. Në të tilla raste gjëja e parë që duhet është durimi, që na sprovohet. Nuk ka gjë më të madhe sesa një besimtari t’i dhurohet një durim i mirë, aq më tepër në të tilla raste, ruajtja e qetësisë. Të jesh besimtar nuk është e thjeshtë pasi duhet që çështjen tënde t’ia lësh në dorë vetëm Zotit”.

-Qetësinë e gjete tek besimi?

“Padiskutim, njerëzit reagojnë ndryshe. Besimi evoluon ndër vite, ndoshta para disa vitesh do reagoja ndryshe. Por, besimi është skalitur tek unë dhe ka lënë tek unë gjurmë shumë të thella. Zoti ka thënë se në raste sprovash njeriu duhet të bëjë durim fillimisht, të merret me shkaqet dhe pastaj t’i drejtohet atyre që shërojnë”.

Propozimi si kandidat për deputet në Tiranë nga Partia Demokratike- “Propozimin e kam mirëpritur, sepse është një vlerësim. Aq më tepër në lagjen dhe zonën ku jam rritur, që më kanë mbështetur pa kushte. Kështu që propozimi ishte i mirëpritur nga ana ime dhe për më tepër do ia lëmë kohës”, u shpreh Muça. /VipSport/