Tashme eshte bere ritual qe ne studio te ndryshme televizive, specialiste te ndryshem futbolli japin parashikimet e tyre per ndeshjet e javes te Kategorise Superiore.
Ai qe e ben rregullisht kete gje eshte specialisti i njohur Shkelqim Muça, i cili ne dy parashikimet e bera per ndeshjet e luajtura sot, ka gjetur fitoren e Tiranes por ka gabuar tek ajo e Teutes, te cilen e kishte menduar barazim ndaj Dinamos.
Por nderkohe, nje tjeter specialist futbolli, pikerisht Samuel Nikaj, mbreme ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa dhe mendimin e tij per te 5 sfidat e kesaj jave te 12-te te Superiores. Dhe interesant eshte fakti qe i ka gjetur te dyja, si fitoren e Tiranes edhe te Teutes.
Me poshte keni te pese parashikimet e trajnerit shkodran ne lidhje me ndeshjet e kesaj jave:
TIRANA- KASTRIOTI, fiton Tirana (e ka gjetur)
DINAMO- TEUTA, fiton Teuta (e ka gjetur)
SKENDERBEU- EGNATIA, barazim
VLLAZNIA- PARTIZANI, fiton Vllaznia
KUKESI- LAÇI, fiton Laçi