Shkëlqim Muça me analizën e tij për javën e 28-të të Kategorisë Superiore në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. “Vllaznia e ka kaluar periudhën jo. E kishte një periudhë të vështirë dhe tani është rikthyer me rezultate dhe me lojë”.
“Shumë skuadra kanë lënë pikë në Fier, por Vllazninë e pashë shumë kërkuese që në minutat e para. Që në pjesën e parë mund të bënte pesë gola. Një skuadër që ka si objektiv për të dalë kampion, ndeshje të tilla i kërkon që në minutën e parë.
Skuadra të tilla të hapin punë, u kanë marrë pikë skuadrave pretendente. Vllaznia tregoi se është një skuadër shumë e karikuar, është për ta patur frikë deri në fund.
Djali i Brdariç? Duket që nuk është një lojtar që është marrë se është babai aty, por që ka shumë të dhëna. Do rritet shumë po vazhdoi në kampionatin shqiptar. Vllaznia e ka fituar kampionatin e saj, pavarësisht se çfarë do të ndodhë deri në fund”.
Ai ka folur edhe per Teuten kryesuese teksa eshte ndalur tek ndeshja e sotme me Skenderbeun, por edhe tek te ardhmet, duke u ndalur edhe tek sfida me Vllaznine.
“Tani është shumë e vështirë të fitosh çdo ndeshje po nuk je i impenjuar maksimalisht, sepse të gjithë duan pikë, të gjithë nuk duan të bëjnë hapa të gabuar në këto moment. Jam dakord që tri pikët janë të rëndësishme, por loja e Teutës lë për të dëshiruar, duke marrë dy ndeshjet me Skënderbeun.
Duhet të përmirësohet më shumë në aspektin taktik. Duhet të jetë më e mbledhur, më luftarake. Teuta ka shumë lëvizje, kjo do të thotë se diçka nuk shkon. Mendoj se duhet të jetë më stabël. Tri javë është kampionati për Teutën: me Tiranën, Kukësin dhe Vllazninë. Po mori këto, është kampione”- ka thene Muça.