Nga humbja e Partizanit, barazimi i Teutës si dhe fitorja e Tiranës: në pritje të  Laçi-Apolonia dhe Vllaznia Kukësi, që do të luhen të hënën. Një analizë e Shkëlqim Muçës në “Rubrika Sportive” në RTSH, për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 0-1: “Partizani e filloi shumë lehtë ndeshjen. Ajo që i ndodhi Laçit më përpara, i ndodhi Partizanit tani. Këto llojë ndeshjesh duhen zhbllokuar shpejt. Ishte një nga ndeshjet më të dobta që ka zhvilluar Partizani. Të kuqtë janë një skuadër e lexueshme, shumë skematike, kur luan me një skuadër inferior, duhet të ketë më shumë inisiativë.

Është një skuadër që në 30 metrat e fundit ka vështirësi, pasi pësoi golin humbi edhe qetësinë. Pretendohej që në këto dy javë të ishin në krye, nuk mund të lëshë pikë me këto skuadra. Duhet të kishte gjashtë pikë në këto dy ndeshje, që të shkonte më i qetë në derbi, ku mund të luante dhe për barazim.

Tani i duhet me çdo kusht fitorja. Skënderbeu ka disa elementë të mirë. Skënderbeu, jo se nuk ka bërë ndeshje të mira më parë, por nuk ka marrë pikët. Sot pashë një ekip shumë të mbledhur, e sulmoi disa herë Partizanin”.

BYLIS-TEUTA 1-1: “Në fillim mendova se Teuta do e fitonte në këtë sfidë, në 30 minutat e para. Më pas Ballsio filloi të sulmojë dhe Teuta të tolerojë. Në minutat e fundit durrsakët I kishin mundësitë për të fituar, sepse ndryshoan lojë dhe kishin raste, por u nervozuan.

Mendoj se ishte një ndeshje që nuk e adinistroi mirë, në 30 minutat e para duhet të kishte shënuar më shumë. Në një fushë si ajo e Ballshit, dyluftimet bëhen të forta, prandaj mesfusha duhet të bënte më shumë. Më vjen çudi për Teutën, me gjithë atë eksperiencë që ka, si nuk arriti të administrojë lojën”.

KASTRIOTI-TIRANA 1-2: “Tirana e meritoi fitoren, sulmoi më shumë. Seferi po tregon një formë të mirë, krijon hapësira, lëviz. Bardheblutë kanë marrë fitore të rëndësishme, tashmë janë në garë për Kupat e Europës, por përballë kanë një provë shumë të rëndësishme, siç është derbi. Kastrioti ka oshilacione, por kur mblidhet të merr pikë. Edhe pozicioni që ka në renditje, i jep komoditet. Bën ndeshje shumë të dobët, por bën dhe ndeshje shumë të mira”.

VLLAZNIA-KUKËSI: “Është një përballje e fortë, një ndeshje e hapur. Vllaznia ka treguar formë të mirë në fushën e Teutës,  por edhe Kukësi ka cilësi. Është një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat, që kërkojnë të arrijnë objektivat”.

LAÇI-APOLONIA: “Laçi mezi e prêt një ndeshje e tillë, sepse kjo mund të quhet dhe si java e parë që shpreson se mund të ngjitet në vend të parë. Mendoj se kurbinasit do të marrin tri pikët në këtë sfidë”.