Analiza e Shkëlqim Muçës në “Rubrika Sportive”, RTSH, nuk ka munguar dhe në këtë javë, ku është analizuar gjithçka që ka ndodhur në javën e 14-të të Kategorise Superiore dhe konkretisht te ndeshja Kukesi- Vllaznia.

Kur bind Vllaznia – “Vllaznisë, tani i është shtuar dhe pjekuria taktike. Deri në javën e 10 apo 11 kishte edhe skeptike për pretendimet e Vllaznisë, por tani është bindëse. Skuadra është shumë e qartë në detyrat e çdo lojtari.

E veçanta është se trajneri vendos tre sulmues, si asnjë skuadër tjetër në Shqipëri. Për mua skuadra ka mangësi në mbrojtje, por duke qenë kompakte përpara, nuk e lejon kundërshtarin të afrohet”.

“Kukësi? Është një shok psikologjik pas atyre fitoreve radhazi. E kanë treguar edhe më parë që e përjetojnë shumë keq kur humbasin.

Një ekip i pjekur, ai që di të menaxhojë mirë, duhet ti përballojë dhe situate të tilla.Duhet të jeshë i bindur me trajnerin dhe me lojtarët që ke në dispozicion, që të pretendosh. Trajnerit i duhet dhënë besim, duhet mbështetur”.