HomeFUTBOLLMuçi drejt Legias, “operacioni” mund të mbyllet për tri ditë. Ja sa...

Muçi drejt Legias, “operacioni” mund të mbyllet për tri ditë. Ja sa do të arkëtojë Tirana

Ernest Muçi do të shitet për të paktën 500 mijë euro te Legia e Varshavës. Me shumë mundësi, për sulmuesin do të jetë treditëshi i fundit. Në Poloni e bëjnë të mbaruar. 19-vjeçari me shumë gjasa do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

“Legia.net” bën me dije se skuadra polake dëshiron të bëjë një transferim të katërt. Bëhet fjalë yllin e Tiranës. Muçi do të kushtojë rreth një milion euro. Bisedimet kanë vazhduar për disa javë. Legia ka kohë deri në 24 shkurt. Nga ana e klubit polak janë ofruar 500 mijë euro dhe 10% të kartonit. Gjysmat e parave paguhen tani dhe gjysma muaj më vonë. Do të ketë bonus për gol, për Europën, për Champions-in e me radhë. Shkurt, djaloshi është shumë pranë kalimit në një skuadër jashtë Shqipërisë.

VLERËSIMI – Trajneri i skuadrës polake për mediat vendëse ka folur gjatë duke u shprehur se Muçin e vlerëson shumë. “E njoh klasin e Muçit. E kam ndjekur në shumë ndeshje këtë futbollist. Për mua është shumë i mirë, por nuk do të flas më shumë, sepse nuk është futbollist i Legias së Varshavës. Nëse bëhet, atëherë do të diskutojmë gjatë klasin e tij”, deklaroi dje trajneri Miçnieuiçz.ernest muci

Ofertat për sulmuesin janë disa, por skuadra polake është më konkretja, për sa u përket parave. Bardheblutë duan të paktën 1 milion euro për lojtarin e tyre, i cili si në Europë dhe kampionat ka treguar gjëra të mëdha në fushën e lojës. Media polake “Sportwefakty” në artikullin e saj të publikuar së fundmi, raporton se palët kanë arritur akordin paraprak, teksa zyrtarizimi duket shumë pranë.

“Informacioni më i rëndësishëm është se Ernest Muçi do të blihet nga Legia. Nuk do të jetë një huazim si në rastin e Artem Shabanovit ose Nazarija Rusynit, të sjellë nga Dinamoja e Kievit. Detajet për sulmuesin shqiptar janë duke u marrë ende”, shkruhet ndër të tjera në artikull. Polakët e konsiderojnë shqiptarin si një nga talentet më të mëdha të Ballkanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments