Dje eshte bere publik vendimi i Komisionit te Prokurimit Publik per pezullimin e perkohshem te procesit te Ankandit te Klubit te Futbollit Vllaznia dhe moskryerjen e asnje veprimi deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar ne lidhje me ankesen e bere nga subjekti “Almiro Gurakuqi PF – Carpathia Albania shpk”.

Ne lidhje me kete vendim, diten e sotme ka folur ne emisionin “MCN SPORTZONE”. Tedi Mula, administrator i “Charpathia Group”. Ai komentoi pranimin e pjesshëm të kërkesës nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, duke pezulluar ankandin.

“Komisioni i Prokurimit Publik ne menyre te pjesshme ka pranuar ankesen tone dhe ka vendosur pezullimin e perkohshem te Ankandit te Vllaznise, deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar.

Ky Komision po shqyrton dosjen tone dhe ankesen ndaj Bashkise Shkoder. Nese ai verteton shkeljet e ketij institucioni, atehere Ankandi do te anullohet perfundimisht dhe do te rihapet nga fillimi.

Komisioni i Prokurimit Publik kishte te drejte te pranonte ankesen tone, por edhe te lejonte vazhdimin e procesit te Ankandit, por vendosi per pezullim te tij, duke na dhene ne njefare menyre te drejte ne pretendimet tona paraprake. Kjo ne njefare menyre eshte nje fitore e vogel e jona”- eshte shprehur Mula./SHKODRA-SPORT.COM/