Pas nje dite pushimi, Vllaznia eshte rikthyer paraditen e sotme serish ne fushen e stervitjes duke vijuar ne kete menyre pergatitjet per sfiden e se merkures per kupe ndaj Flamurtarit ne Vlore.
Neser do te kete edhe nje seance te fundit dhe stafi teknik do te mundohet ta shfrytezoje ate per te ndertuar formacionin dhe menyren e te luajturit ndaj vlonjateve.
Por sakaq, per te ka dale ne skene nje problem jo i vogel. Njera nga pikat me te forta te skuadres, mbrojtesi Fallou Diagne nuk do te jete i gatshem per kete ndeshje dhe me shume mundesi as per ate te fundjaves ndaj Kastriotit per kampionatit.
Arsyeja eshte se mbrojtesi senegalez ka udhetuar drejt Frances per t’iu gjendur prane bashkeshortes qe do te linde gjate ketyre diteve dhe per kete arsye, ai u ka kerkuar leje trajnereve dhe drejtuesve te klubit qe e kane mirekuptuar dhe e kane lejuar te largohet.
Tashme mbetet per t’u pare se si do ta zgjidhe stafi mungesen e ketij lojtari qe ka qene pike referimi kete sezon ne prapavijen e ekipit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/