Nga Endri ÇINARI

Mbrojtja është reparti tek Vllaznia që ka pasur më shumë “defiçite” gjatë këtij edicioni. Me repartin e prapavijës që është hasur shpesh me pezullimet e futbollistëve, por edhe me dëmtimet e tyre. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit të humbur në shifrat 1-0, skuadra kishte disa mungesa të rëndësishme në këtë repart. Pavarësisht se për t’i qëndruar asaj çfarë u shikua në fushën e lojës ndaj vlonjatëve, mbrojtja nuk është se çaloi në këtë duel.

Ku loja në përgjithësi nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur dhe rastet munguan nga ana e të dy ekipeve. Megjithatë për t’u rikthyer tek mungesat e futbollistëve, në mbrojtje për Vllazninë nuk ishin të pranishëm emra si: Aleksander Kuros dhe Melos Bajrami. I pari për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në takimin e fituar ndaj Tiranës të fituar me shifrat 3-1 nga ana e Vllaznisë. Ku për mëngjërashin pritet të paguhet edhe gjoba në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës ndaj Egnatias.

Po ashtu shpresat janë të mëdha edhe për një rikthim të Bajramit për duelin ndaj rrogozhinasve. Pavarësisht se gjendja e tij do shikohet me kujdes gjatë këtyre ditëve, për shkak që të mos rrezikohet për duelet e ardhshme në kampionat. Një mundësi për t’u parë në fushë duket se do ketë edhe për Jasmin Çelikoviç, mbrojtësin e afruar në ditët e fundit të shtatorit në rradhët e shkodranëve.

Shtatlarti nga Bosnja ende nuk ka shijuar minutat e tij të para me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë. Pavarësisht se forma e tij sportive duket optimale dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës. Por, deri në fundin e javës pritet të ketë zhvillime të tjera përsa i përket formatimit të skuadrës për ndeshjen me Egnatian. Ku për Vllazninë priten ndryshime në formacion bazuar edhe në formën fizike që do shfaqin futbollistë të caktuar.(www.shkodrasport.com)