Vllaznia ka pasur mungesa thuajse në çdo javë të këtij sezoni. Trajneri Mirsad Jonuz, për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, ndaj Laçit në transfertë në fundjavën e shkuar është detyruar që të hedhë në fushë edhe Ristevskin.
Por, duket s’ndaj Bylisit, në sfidën e shtëpisë dhe një duel mjaft delikat për kuqeblutë që duan autokritikën pas asaj humbje dramatike në laç, mund të mungojnë katër lojtarë.
Me Gurishtën e Ramadanin që janë të pezulluar, shkodranët me shumë gjasa nuk do të kenë gati edhe Gligorovin dhe brazilian Hygor që nuk e kanë marrë ende veten nga dëmtimet.
Të dy lojtarët ka gjasa që të mos luajnë as me ballshiotët dhe shto këtu Gurishtën e Ramadanin, atëherë skuadra do të ketë jo pak probleme, sidomos në mbrojtje e mesfushë ndaj ballshiotëve./vipsport/