Egnatia do vizitojë Shkodrën ditën e nesërme për përballjen e rradhës në kampionat kundër Vllaznisë. Takimi do jetë i vlefshëm për javën e 17-të të Superligës. Kjo prag ndeshje e gjen Egnatian në momentin e saj më të dobët në kampionat. Ku në 7 ndeshjet e fundit ka humbur 6, përfshirë edhe disfatën në kupë kundër Kukësit.
Edhe shkodranët nga ana e tyre janë ndalur tre herë në barazime në 3 ndeshjet e fundit, por forma e treguar në ndeshjen kundër Tiranës tregon për një skuadër të një niveli shumë të lartë. Gjithsesi Egnatia do tentojë për të marrë pikë në Shkodër, kjo duke parë pozicionin e vështirë ku ndodhet në klasifikim.
Në vendin e 9-të me 14 pikë. Mungesë e madhe në këtë ndeshje për rrogozhinasit do jetë Demir Imeri. Ish-mesfushori i Vllaznisë sezonin e shkuar ka plotësuar numrin e kartonave dhe do jetë i pezulluar për ndeshjen kundër kuqebluve. Ndërsa rolin e tij pritet ta mbulojë Ndriçim Shtubina.
Ish-kapiteni i Vllaznisë është rikthyer si protagonist së fundmi pas një fillim sezoni jo në nivelin e duhur. Por gjithsesi duhet pritur deri nesër në orën 16:45 për të parë zgjedhjet e trajnerit Zekerija Ramadani që tashmë drejton Egnatian.
Endri ÇINARI