Vllaznia do te luaje te merkuren ne Kamez ndaj Kastriotit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe sigurisht qe udheton me objektiv te qarte per te mos dale pa pike, madje objektivi do te jete vetem fitorja e saj.

Megjithate stafi teknik ka nje problem shume te rendesishem per te zgjidhur, ate te zevendesimit te mbrojtesit te qendres Mevlan Adili qe eshte i penalizuar me kartona dhe do te mungoje te merkuren.

Ai ka qene nje nga pikat me te forta te skuadres ne keto ndeshjet e para te ketij sezoni dhe per rrjedhoje duhet pare mire si do te zgjidhet zevendesimi i tij.

Stafi ka ne dispozicion edhe dy mbrojtesa te tjere qendrore, Dajan Shehin dhe Enes Isufin. Me siguri qe zgjidhja mund te dale me njerin prej tyre per ta aktivizuar qe nga minuta e pare.

Nga ana tjeter, nuk perjashtohet mundesia qe kete here te ndryshohet edhe skema dhe te mos luhet me tre mbrojtes por me kater. Gjithsesi kjo mbetet per t’u pare.

E rendesishme eshte te gjendet zgjedhja me e mire e mundshme dhe Vllaznia te marre rezultatin e deshiruar per te vijuar me kryesimin e renditjes edhe pas javes se shtate te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/