Ndërkohë është e sigurt mungesa e kapitenit të skuadrës, Shtefan Lishtajner, që ka plotësuar numrin e kartonëve në turne (2).

Trajneri Petkoviç ia ka besuar shiritin kosovarit, Valon Berhami, që do të jetë lideri në mesfushën e skuadrës. Berhami ka zhvilluar një Botëror pozitiv, ku spikati ndeshja e parë ndaj Brazilit që përfundoi me rezultatin 1-1.

Padyshim qe edhe kjo eshte nje arritje e komunitetit te shqiptareve ne kete kombetare. Ata jane shnderruar ne protagoniste shume te rendesishem per Zvicren dhe prandaj kane kete vleresim.

Kjo eshte diçka shume e bukur dhe shiriti i kapitenit sot ne krahun e Behramit eshte diçka sinjifikative.
Padyshim qe duke shpresuar se shqiptaret do te kontribuojne serish per kalimin edhe te ketij turi nga zvicerianet.