Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta do të jetë një nga mungesat e rëndësishme të kuqebluve në përballjen ndaj Kukësit. Ai ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. \

Mirëpo, vetë Gurishta shprehet se për këtë përballje ka një peng. Penalltia që shkaktoi në takimin e parë, i ndryshoi rrjedhjen lojës dhe ndikoi te humbja e kuqebluve.

“Do të doja të isha në fushën e lojës, për të korrigjuar atë penallti në takimin e parë”, tha fillimisht Gurishta.

“Por mungesat nuk do të jenë problem për teknikun dhe për Vllazninë. Ne jemi një grup dhe gjithsecili që do të jetë në fushën e lojës, do të tregojë më të mirën.

Dëshira ime ishte të isha në këtë takim, për t’u ‘hakmarrë’, por dhe për të ndihmuar ekipin për të arritur maksimumin”, u shpreh kapiteni i Vllaznisë.