Kukësi po luan kundër Besës, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Rezultati është 0-1 në favor të kavajasve, ndërsa ka rënë në sy mungesa e trajnerit Skënder Gega.

Burime për Newsport.al bëjnë me dije që trajneri i verilindorëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kësisoj është karantinuar për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Mësohet se gjendja e tij është stabël me shenja të lehta, ndërsa ndeshja e Kupës po drejtohet nga Hallaçi në pankinë. Kujtojmë që situata te verilindorët nuk është aspak e qetë pas dy humbjeve në kampionat.

Presidenti Safet Gjici ka vënë ultimatum 3 fitore rresht dhe si për t’i shtuar hallet është kjo mungesë e Gegës, i cili është prekur nga Coronavirusi. /Newsport/