Kampionati europian me shumë mundësi do të anullohet. UEFA ka bërë të ditur që ditën e martë do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme mes 55 federatave për të vendosur se çfarë do të ndodh me futbollin në këtë periudhë të vështirë.
Shumë shtete janë prekur nga coronavirus dhe zhvillimi i ndeshjeve nuk është e mundur e për këtë arsye janë shtytur pothuajse të gjitha kampionatet.
Siç raportojnë mediat angleze, UEFA e ka marrë pothuajse vendimin edhe pse do të ketë një takim për të zyrtarizuar gjithçka.
Shanset që EURO 2020 të anullohet janë të larta dhe ky kampionat pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar ditën e martë./newsport/