“Profesori” Murinjo ka hartuar tashmë raportet për tremujorin e parë të këtij sezoni, shkruan gazeta “Corriere dello Sport”, duke renditur lojtarët më të preferuar, por edhe ata që portugezi ka refuzuar.
Gjykime pozitive për mbrojtjen dhe mesfushën: Rui Patricio, Smolling Mançini, Kristante dhe Matiç janë lojtarët që trajneri i konsideron të paprekshëm, ashtu si kapiteni Pelegrini.
Në sulm nota të larta vetëm për Dibalën, por as Zaniolo dhe El Sharaui nuk bien poshtë. Ndërkohë, në anën tjetër, Marash Kumbulla dhe uruguaiani Vina, janë largime të sigurta në verë, nëse nuk gjendet mundësia e duhur në janar.
Dy lojtarët kanë luajtur më pak se të gjithë në Romë.