Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo debuton me blerjen e re, Kumbulla e nis nga stoli. Ja...

Murinjo debuton me blerjen e re, Kumbulla e nis nga stoli. Ja si rreshtohen Roma dhe Fiorentina

Seria A pritet të jetë mjaft e luftuar këtë sezon duke pasur parasysh dhe lëvizje në merkato që janë bërë në radhët e trajner si rikthimi i Murinjos në Itali, Inzagi te Interi, Sarri tek Lacio apo Spaleti tek Napolit.

Mbrëmja e sotme do të rezervojë një sfidë mjaft interesante si ajo midis Romës dhe Fiorentinës. Zhoze Murinjo do të debutojë në Serinë A që kur u largua para 11 vitesh nga drejtimi i Interit dhe do ta bëjë këtë gjë para tifozëve verdhekuq në stadiumin ‘’Olimpiko’’.

Trajneri portugez do të hedhë nga minuta e parë blerjen më të re Tami Abraham nga skuadra e Çelsit për shumën e 40 milionë eurove. Marash Kumbulla do ta nisë nga stoli sfidën edhe pas dëmtimit të qendërmbrojtësit Kris Smolling. Nga ana tjetër Fiorentina do të hedhë nga minuta e parë futbollistin më të përfolur në merkato Dushan Vlahoviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments