Mesazhe “dashurie” në distancë mes Zhoze Murinjos dhe Françesko Totit. Ish-kapiteni i Romës duket se është i lumtur që në klubin verdhekuq është në drejtim një teknik si portugezi, për të cilin ka folur pak ditë më parë.
“Kemi marrë trajnerin më të mirë në botë.
A do të më kishte pëlqyer të drejtohesha nga ai? Kur isha më i ri, po”, ishin fjalët e Totit për teknikun i cili në ditët e ardhme do të prezantohet zyrtarisht nga drejtuesit e klubit kryeqytetas.
Përgjigja e Murinjos nuk ka vonuar me një postim në “Instagram” ku kishte një foto të tijën dhe të ish-futbollistit. “Faleminderit për fjalët e tua Françesko, mëkat që kam ardhur me 4 vite vonesë…”, ishin fjalët e teknikut për lojtarin i cili la futbollin e luajtur 4 vite më parë. /vipsport/