Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo ka “thumba” për të gjithë: Sarri? Drejtonte në Seria B kur...

Murinjo ka “thumba” për të gjithë: Sarri? Drejtonte në Seria B kur unë..

Hoze Murinjo njihet për karakterin e tij dhe për thumbimet ndaj rivalëve, veçanërisht ndaj kolegëve në stolat e ekipeve të tjera.

I pyetur në konferencën për shtyp para finales së Superkupës FA me Mançester Sitin, portugezi pati një koment për teknikun e ri të ish-ekipit të tij, Çelsit, Mauricio Sarrin.

“Sarri? Nuk është se e njoh personalisht, pasi ai drejtonte në Seria B kur unë isha në Itali me Interin.

E kam parë në distancë. Ka një skuadër fantastike në dispozicion. Besoj se do bëjë një punë të mirë tek Çelsi” – deklaroi Murinjo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments