Lajmet nga Italia flasin për një ofertë të Zhoze Murinjos për sulmuesin e Holandës, Memfis Depaj, për t’iu bashkuar në merkaton e janarit te Roma.
28-vjeçari, i cili po bën një Botëror shumë të mirë me fanellën e “Tulipanëve” ka edhe 6 muaj kontratë me Barcelonën, ndërsa shumë klube europiane kanë nisur ta monitorojnë me interes.
Sipas “Tuttosport”, tekniku portugez e ka kontaktuar Depajin dhe e ka ftuar të vijë te Roma. Ideja është ta huazojë ishsulmuesin e Mançester Junajtidit për 6 muaj për të firmosur një kontratë afatgjate në verë.
Sulmuesi nuk po luan në “Camp Nou” dhe ka shënuar vetëm 14 gola në 41 prezencat që prej transferimit të tij te gjigantët katalanas në korrik 2021.
Ndërsa këtë sezon është aktivizuar vetëm 131 minuta në La Liga dhe Champions.


