Zhoze Murinjo, si shumëkush, ka mbetur i tronditur nga ajo që ka parë gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe dhe Finlandës. Trajneri njeh mirë Eriksen, pasi e ka drejtuar te Totenhem dhe ka pranuar se vazhdon të mendojë për atë që ka parë të ndodhte në Kopenhagë.
“Sot nuk resht së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo që të jemi të trishtuar.
Për fat futbolli ka shkuar në një drejtim me më shumë organizim, protokolle, nivel të lartë mjekësh e specialistësh. Dhe mendoj se edhe Zoti po shihte futboll në ato momente. Të gjitha, të bëra bashkë, i mundësuan Kristian që të qëndronte me ne, me familjen e tij, që të jetë i gjallë.
E gjithë kjo është me e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë besoj se ka treguar edhe vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti i familjes. Nuk bëhej fjalë vetëm për familjen e tij, por për familjen e futbollit. Futbolli i bashkon njerëzit”, ishin fjalët e Murinjos rreth ngjarjes në fjalë. /vipsport/