Sulmuesi i Lacios, Vedat Muriqi, është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Sarrit.
Sulmuesi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bashkuar sërish me skuadrën e Fenerbahçes, ekip që kosovari preku majat.
Para disa ditësh, Muriqi, ishte i ftuar në një emision në Turqi për “Kanal D”. “Ne jemi shumë të lumtur të jemi në këtë qytet të mrekullueshëm. Si familje, ne e donim dhe e duam atë.
Ne mundohemi të vijmë këtu kur unë kam një ose dy ditë pushim” u shpreh lojtari në intervistë.
Gjithashtu dhe bashkëshortja e Muriqit, Edibe, nuk ndihet e lumtur në kryeqytetin italian. “Unë nuk kam qenë kurrë e lumtur në Romë.
Do të doja të kthehesha në Stamboll dhe të lexoja mendjen e presidentit të Fenerbahçes” deklaroi ajo.