Xhamal Musiala ësh të padyshim lojtari i momentit në “Allianz Arena”, aty ku goli është kthyer në menu të përjavshme jo vetëm në Bundesligë. Pas thyerjes së rekordit si adoleshenti që arrin më shpejt kuotën e përfshirjes në 13 finalizime, pas 14 javësh në Bundesligë, ai ka gjetur momentin e dehur për t’u rrëfyer te prestigjiozja “Kicker”.
PARAQITJET- “Performanca është e mirë, por nuk do të thotë se jam në maksimumin tim. Ka ende kohë për përmirësim, kjo edhe në varësi të moshës. Nuk mjaftojnë vetëm golat për të thënë se je më i miri, pasi loja nuk fitohet vetëm nga aksione apo episode individuale, duhet një punë kolosale për të thënë që ke zhvilluar punë të kënaqshme”, nënvizonte me përulësi Xhamal.
KAPËRCIMI NË KARRIERË- ”E vetmja gjë që mendoj është përmirësimi dhe puna. Nëse këto të dyja qëndrojnë në unitet me njëra-tjetrën je në rrugën e duhur. Ky është edhe sekreti im. Sigurisht trajneri ka rolin e vetë dhe nuk mund ta lë mënjanë. Këtë sezon po luaj më i avancuar dhe ky faktor ka luajtur rolin e vet në finalizimin e më shumë golave dhe prezencën e shpeshtë në zonë kundërshtare”.
OBJEKTIVAT, “TOPI I ARTË” DHE BOTËRORI- ”Potenciali në përfaqësuese është më shumë sesa thjesht i frikshëm. Jemi të kompletuar në çdo repart. Gjermania hyn gjithmonë me qëllime të qarta, triumfin. Ndërsa mbi pretendentë nuk do shumë mend, pasi Franca, Brazili dhe Argjentina përbëjnë trinomin e paparashikueshëm”, u shpreh Musiala. 19-vjeçari nuk ngurroi të shfaqte hapur edhe aspiratat mbi çmimin më të lakuar në aspektin individual, “Topi i Artë”: “Çmimi në fjalë ka qenë ëndrra ime në fëmijëri dhe vazhdoj t’i qëndroj ende. Është kurorëzimi i një pune kolosale në ço front. Të shpresojmë sa më shpejt që kjo ëndërr të kthehet në realitet”, shtoj mes buzëqeshjesh lojtari ofensiv i Bajernit.
ROLI IDEAL ME “PANCERAT” NË KATAR- ”Pozicioni i 10-shit më jep liri në veprim, aty e gjej veten. Besoj se do të më përshtatej edhe me kombëtaren. Roli i sulmuesit të dytë të bën të jesh aktor i fshehtë në momente të caktuara dhe del në veprim atëherë kur vendosen verdiktet finale të takimit”.
MARRËDHËNIA ME FLIK-NAGELSMAN- ”Me Hansin ka nisur rrugëtimi im te Bajerni. Ai ka qenë një mbështetje në çdo hap që unë kam hedhur në Mynih që nga debutimi. Nuk do t’ia harroj kurrë besimin e pathyeshëm mbi aftësitë e mia. Ne gëzojmë komunikim përtej atij profesional, më tepër si dy miq të mirë. Tashmë fokusi është Botërori dhe dua që të dy të kemi një fund të lumtur, pse jo ta kthejmë trofeun në Gjermani. Ndërsa Nagelsman ka tjetër prerje në menaxhim dhe rreshtim. Ai nuk i lëviz lehtë skemës fituese, pavarësisht aktorëve që përfshihen në të”.
KRAHASIMI ME MESIN- ”Lotar Mateus do të mbetet gjithmonë figurë e veçantë për mua, jo vetëm në bazë të asaj çfarë ka dhënë në fushë, por edhe në aspektin motivues. Jam i privilegjuar që ai më ka vënë në një nivel me Mesin, pavarësisht se të gjithë i njohim se sa i aftë është argjentinasi për t’i ndryshuar fatet e takimit nga çasti në çast”.
VENDI I TRETË NË TROFEUN “KOPA”- “Asgjë nuk ndryshon në punën time edhe nëse do të shpallesha triumfues. Gëzoj respekt për Gavin, ai djalë ka shumë talent dhe e ka vërtetuar në fushë me Barcelonën. Vendi i tretë është motivimi për përmirësim të mëtejshëm”, ishte reagimi i parë mbi publik i Musialës në lidhje me polemikat e shumta rreth fituesit të trofeut në fjalë.
LARGIMI I LEVËS DHE HAPËSIRAT E KRIJUARA- ”Leva ishte personazh shumë i rëndësishëm në Mynih, por nuk do të thotë se Bajerni varej nga ai. Kështu mund t’i përkufizoj edhe paraqitjet e mia. Është e qartë se mosha të bën më të pjekur dhe kjo është një arsye. Ne kishim dhe kemi grup të konsoliduar, i cili mund t’i bëjë ballë çdo kundërshtari”, përfundojë Xhamal.