Ditmar Haman ka bërë një prognozë në lidhje me situatën e fundit të ndodhur në kampin e rekordmenëve gjermanë.

Sipas tij Myler me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet, shkak i trajnerit: “Myler nuk do të jetë një lojtar i Bajernit për sezonin e ardhshëm.

Fakti që Tuhel i kushtoi më tepër minuta një problematiku si Mane, krahas kapitenit bën të kuptosh se sa pak i rëndësishëm është 33-vjeçari në planet e tij.

Sjellja e tillë ndaj futbollistit me më tepër përvojë flet qartë mbi dozat e impaktit të Tomasit në skemat e aplikuara nga 49-vjeçari”, e mbylli ish-lojtari i Bajernit.

Është fakt se Myler nuk ka djersitur kurrë në karrierën e tij fanellë tjetër përveç asaj bavareze.