Pasi ka mundur Vllazninë e Dinamon, Egnatia ka arritur një tjetër rezultat pozitiv ndaj Kukësit, duke i marrë një barazim. Kjo ndeshje i pati të gjitha brenda, që nga ndryshimi i lojës së Egnatias në pjesën e dytë, te pretendimet për një penallti të mohuar, deri te rastet flagrante të humbura nga Xhekson e sidomos Pedro.
Një ndër futbollistët, që po bind dhe befason tek Egnatia, Ilir Allmuça, shprehet se rrogozhinasit patën më shumë raste dhe se iu mohua një penallti.
“Gjatë gjithë javës ishim përgatitur specifikisht nga trajneri ynë për t’iu kundërvënë pikave të forta të Kukësit e shfrytëzuar ato të dobëta. Gjatë pjesës së parë, duke dashur të jemi më të kujdesshëm sesa duhej, i lejuam Kukësit të na vinte shpesh te porta, por ama pa krijuar raste të pastra shënimi.
Në pushim të ndeshjes trajneri Ramadani na udhëzoi ndryshe duke kërkuar të shihnim më shumë përpara, pasi gjatë pjesës së parë nuk avancuam për të kërkuar raste shënimi. Siç e patë ndryshuam totalisht mënyrë loje dhe krijuam raste të pastra shënimi.
Rastet e Xheksonit, ku rastësia e Puntusit dhe shtylla shpëtuan Kukësin nga goli. Për të ardhur te rasti flagrant i Pedros, që duhet të na kishte dhuruar fitoren. Sipas meje na u mohua një 11-metërsh pasi topi nuk preku këmbët e pastaj dorën e Taipit, por këmbët e Lulajt e pastaj dorën e Taipit. Ishtenjë 11-metërsh i pastër.
Prandaj gjykoj se humbëm një mundësi të artë për të marrë 3 pikët. Besoj se këto raste, plus 11-metërshi nuk i kishte Kukësi ndaj nesh”, tha fillimisht Allmuça.
Gjithsesi, ai nuk e harron pjesën e parë tëdobët dhe gjykon se në fund tëfundit përballë Kukësit, barazimi i kënaq, nisur nga objektivat qëkanë.
“Nëse do të kishim dalë me3 pikë do të ishte ‘qershia mbi tortë’, por edhe barazimi na kënaqi pasi luanim ndaj Kukësit, qëdihet çfarë investimesh ka bërënë ekip. Ky barazim përveç vlerëssë pikës që morëm, tregoi vazhdimësinë e rritjes sonë dhe mundësive tona reale.
Moralisht qëndrojmë lart pas këtyre rezultateve duke besuar çdo ditë e mëshumë se i kemi kualitetet dhe mundësitë për të vazhduar me këto lojëra e rezultate.
Nëse llogarisim dhe 2 pikët që lamë mePartizanin, sot do të flisnim ndryshe. I vetmi peng i imi mbetethumbja në shtëpi me Teutën dheimagjinoni sikur vetëm barazimin me Teutën e fitoren mePartizanin t’i kishim sot, nuk dotë flitej fare për mbijetesën. Por futbolli prandaj është i bukur, setë dënon kur s’e pret, pavarësisht se në fushë ke merituar mëshumë.
Egnatia do të vazhdojë të besojë vetëm te djersa e saj dhe të punojmë kokulur duke ipërgatitur sfidat një e nga një. Këtë javë presim kampionët epashpallur, sipas meje, Tiranën,dhe jemi koshient se duhet të djersijmë shumë më shumë se ndeshjet e tjera.
Shpresoj që prezencae madhe e tifozërisë të jetë njëplus moral për ne dhe të na ndihmojë të vazhdojmë me serinë erezultateve pozitive”, përfundoi Allmuça.