Shqipëria e ka mbyllur me një humbje 2-0 në shtëpi përballë Anglisë ecurinë e saj në kualifikueset e Botërorit 2026.
Skuadra kuqezi, është mposhtur pas një ndeshje të luajtur me guxim si rrallëherë më parë përballë “tre luanëve”, ku në fund diferencën e bëri cilësia e Herri Kejn.
Ishte pikërisht sulmues kryesor i Anglisë Harry Kane ai i cili shënoi dy herë në pjesën e dytë brenda 8 minutash, duke vulosur fatin e sfidës, me Anglinë e cila mbylli në mënyrë perfekte edicionin e saj me 8 fitore në po aq ndeshje, pa pësuar asnjë gol.
Ndërsa për Shqipërinë mbetet kualifikimi në play-off, ku tashmë pret të mësojë kundërshtarët e radhës.
SHQIPËRI-ANGLI 0-2
74′, 82′ Kane







