Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENapoli fillon të veprojë, Hysaj afër nënshkrimit me gjigandët europianë

Napoli fillon të veprojë, Hysaj afër nënshkrimit me gjigandët europianë

Napoli tashmë ka nisur që të mendojë seriozisht për një zëvendësuese për mbrojtësin e krahut të djathtë Elseid Hysaj. Shkodrani duket se është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Çelsi.

Trajneri Sarri që pritet të marri drejtimin e ekipit anglez nuk është i kënaqur me mbrojtësin David Zapakostën dhe Viktor Moses.

Ndërkohë edhe Sezar Aspilikuet i cili luante në atë rol ka bërë paraqitje shumë të mira në qendër të mbrojtjes dhe pritet që ai të vazhdojë të luajë atje.

Kështu që Hysaj është ideja më e mirë e mundshme për tëknikun Sarri. Ndërkohë edhe Napoli është hedhur në sulm për Tomas Munier i PSG i cili do të zëvendësonte më së miri mbrojtësin shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments