Elseid Hysaj, e ka mbyllur aventurën me Napolin. Ashtu siç është shprehur edhe agjenti i mbrojtësit të kombëtares, rinovimi i kontratës me klubin e Serisë A nuk do të ndodhë. Kështu, shkodrani është i lirë të transferohet në një tjetër vend si futbollist i lirë.
Ndërkohë, Hysaj aktualisht është duke vlerësuar edhe mundësitë e reja që do t’i paraqiten. Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i një klubi prestigjioz si PSG. Francezët në këtë verë kanë synimin të mbajnë të gjithë yjet e tyre dhe nëse shpenzojnë për Mesin, atëherë do ta plotësojnë ekipin me lojtarë të cilët janë të lirë dhe të mos paguajnë klauzola.
Kështu, mes Alabës, Vajnaldum te PSG shqyrtohet edhe emri i Hysaj. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka konkrete në të ardhmen, pasi është ende shpejt për të pasur konkluzione. /VipSport/