Data 22 korrik 2021 do te mbese gjate ne kujtesen e tij, pavaresisht se çfare do te ndodhe me pas me karrieren e tij futbollistike.

E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Klejdi Paloka. 19 vjeçari ka firmosur te paren kontrate profesioniste me Vllaznine vetem nje muaj me pare dhe te paren ndeshje zyrtare me fanellen kuqeblu e ka pikerisht ne Kupat e Europes.

Kane qene minutat e fundit te ndeshjes AEL- Vllaznia, e vlefshme per turin e dyte te “Conference League” kur trajneri Brdariç vendosi t’i besonte duke e hedhur ne fushe ne vend te Gjurgjevikj.

Luajti si mesfushor shkaterrues dhe ndonese vetem pak minuta, ai u duk se kishte kohe te tera qe luante. Nuk shfaqi asnje shenje emocioni dhe ky eshte nje tregues pozitiv.

Karriera e tij eshte vetem ne hapat e para, por te debutosh me fanellen e Vllaznise ne nje ndeshje te Kupave te Europes, eshte nje shans qe pakkush me pare e ka patur si mundesi./SHKODRA-SPORT.COM/