Arben Fagu, ish-bashketbollist dhe trajner i ekipit të Partizanit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ai vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Pak kohë më parë miq dhe të afërm të tij bënë apel për ndihmë, pasi Fagu iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ata kërkonin gjak për profesorin.
Fagu ishte i biri i Besim Fagut, një nga themeluesit e Klubit të Partizanit. Ai i ka kushtuar një jetë të të tërë sportit, me pasionin më të madh.
Lajmin per ndarjen nga jeta te kesaj figure te njohur te basketbollit e ka dhene i pari gazetari sportiv Defrim Methasani i cili ne nje postim te tij shkruan:
“E premte e zezë kjo e sotmja. Zemra ndaloi në kohën e paduhur për ish basketbollistin, trajnerin dhe pedagogun Arben Fagu, pinjoll i një familje dhe dinastie të njohur sportive. Ai ishte 64 vjeç dhe kishte për të dhënë akoma në sport. Beni ishte njeriu punëtor dhe profesionist që nuk bënte kompromise në kurriz të së vërtetës dhe ndershmërisë në sport
.
Lamtumirë mjeshtër. Ngushëllime familjes Fagu, vëllait të madh Gimit, trashgimtarëve të tij, por dhe familjes së madhe të basketbollit dhe sportit shqiptar.