Vllaznia do te luaje te premten “finalen” e rradhes, ate ndaj Partizanit ne “Air Albania”. Nje ndeshje qe mund te vendose shume gjera sa i takon pretendimeve te kuqebluve ne kampionat.

Per kete ndeshje, siç kemi bere te ditur, do te mungoje per arsye kartonash mbrojtesi i majte Aleksandar Isaevski i cili eshte i skualifikuar.

Por nga ana tjeter, nje lajm i mire eshte rikthimi i Mevlan Adilit qe nuk luajti ne ndeshjen e kaluar me Kastriotin, pikerisht per te njejten arsye, ate te kartonave.

Ai eshte nje nga pikat me te forta te skuadres shkodrane dhe prania e tij ne fushe ndaj Partizanit do te jete nje plus i madh per stafin teknik.

Perpos tij rikthehet edhe malazezi Kaleziç i cili edhe ai ishte i skualifikuar ndaj krutaneve, por gjithsesi rikthimi i tij nuk eshte aq i rendesishem sa ai i Adilit ngaqe nuk luan si titullar me Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/