Humbja me Laçin ka trazuar ambientin te Kukësi. Një penallti që për verilindorët ka qenë inekzistente ka rritur tensionin, me Kukësin që ka akuzuar si kamikaz arbitrin Klajdi Kola, duke treguar se ndaj tij do ketë një padi në Prokurori. Në ndeshjen e radhës, Kukësi luan me Vllazninë në Shkodër.
Për duelin e së hënës në 16:00, verilindorët nuk do kenë gati mbrojtësin Blerim Kotobelli. Mëngjarashi ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, teksa do jetë mungesë për trajnerin Josa.
Veç problemeve dhe kritikave për arbitrat, Kukësi do duhet të bëjë pa Kotobellin, ndërsa në dyshim është edhe kapiteni Ibraimi.
Ndonese duken shume larg arritjes se objektivave, kukesianet do te tentojne deri ne fund te kapin te pakten zonen e Kupave te Europes dhe per kete arsye, do te tentojne te marrin pike ne Shkoder.