Java e 23-te e Superliges shqiptare ul siparin e saj neser me ndeshjen qe do luhet ne ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznise dhe Kukesit.
Per shkodranet shihet si nje ndeshje ku triumfi kesaj rradhe nuk duhet diskutuar dhe se kthesa e shumepritur te shenohet ne kalendar pikerisht ne kete perballje.
Vllaznia do synoje te mbaje serish vendin e pare e te fuse ne kolaps kuksianet, dhe pritet qe ne fushe te jete e karikuar per te marre me te miren edhe per faktin se rivalet siç jane Teuta dhe Partizani kane bere ndalese kete jave, dhe nje fitore ndaj kuksianeve do ishte e domosdoshme per pozitat qe shkodranet kane aktualisht.
Sic dihet, sot ka patur erresire mediatike, dhe kjo shihet si zgjedhja e duhur qe lojtaret te reflektojne ne loje dhe te bejne autokritike ne rezultate. Te shpresojme!
Andi Gjurgjej