Në përfundim të takimit në “Loro Boriçi”, nuk ka munguar edhe një koment nga presidenti i nderit i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, që u shpreh se duke parë se si luajti Vllaznia, duhet të kënaqen edhe me një pikë. Ndërsa premtoi se do të ketë edhe disa ndërhyrje të vogla në merkaton e janarit.

NDESHJA – “Në fakt, ashtu siç shkoi loja, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Shkodra në pjesën e parë dhe tani në minutat e fundit luajti shumë mirë.

Jemi të dyja ekipe rivale. Ne kishim ardhur për të fituar, por mund të kënaqemi edhe me një pikë, duke qenë se edhe Vllaznia u mbyll mirë mbrapa duke luajtur shumë fort”, ka thënë fillimisht kryebashkiaku u Kukësit.

MERKATO – “Tani jemi afër përfundimit të fazës të dytë, kemi disa ditë pushime dhe pres që me disa ndërhyrje në ekipin tonë do të jemi më ndryshe nga janari edhe në vazhdim”, përfundoi prononcimin për mediat presidenti Safet Gjici.