Këtë fundjavë nuk do të kemi kampionat, pasi arbitrat kanë mohuar të zbresin në fushën e lojës pa u kthyer policia në stadiume, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamzë, ku është dhunuar arbitri Eldorian Hamiti.
Mirëpo, përveç kampionatit, skuadrat mund të rikthehen në fushën e blertë në mesjavë, ku do të luhet ndeshjet çerek finale.
Partizani-Luftëtari, Teuta-Kukësi dhe Tirana Laçi. Çifti tjetër është ai mes Kamzës dhe Skënderbeut, por korçarët do e marrin fitoren në tavolinë, pasi kundërshtari është rrëzuar nga Kategoria Superioree për në Kategorinë e Dytë.
Gjithsesi, deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare dhe duhet të presim për të parë nëse skuadrat do të zbresin së shpejti në fushën e lojës./newsport/