Nderim Nexhipi eshte nje emer i njohur i kampionatit shqiptar jo vetem si lojtar i Partizanit, por edhe si drejtor teknik i Kukesit. Ai tashme po punon ne Kosove ku ben serish rolin e drejtorit sportiv tek Ballkani, por nga ana tjeter nuk e heq vemendjen edhe nga futbolli shqiptar.

Sot ai ka dhene nje interviste per gazeten “Panorama Sport” duke analizuar kryesisht ecurine e Partizanit dhe perpos kesaj ka folur edhe per gjysmefinalen e neserme ndaj Vllaznise, per te cilen mendon se do te shkoje me penallti.

“Partizani ka marrë rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Ekipi është në rritje dhe normalisht do të jetë shumë e rëndësishme, sepse edhe Vllaznia e Kukësi po kalojnë një krizë rezultatesh dhe Partizani po e shfrytëzon në maksimum. Në mesjavë kanë ndeshjen e Kupës me Vllazninë dhe me siguri do të tentojnë maksimumin, që në mos jo nga kampionati, ta kapin Europën nga rrugëtimi në Kupë. Nëse këtë sezon nuk do të shkonte në Europë, patjetër që do të ishte zhgënjim i madh për tifozët dhe presidentin Demi.

Ndeshja gjysmefinale e Kupes ne mes tij dhe Vllaznise do te jete besoj e barabarte sepse edhe Vllaznia po kalon nje krize te madhe dhe nuk po arrin rezultatet e duhura. Per mua ishte i habitshem largimi i trajnerit Brdariç atje. Gjithsesi, me siguri qe kete gje e kane menduar mire kryesia e klubit.

Brdariç ka bere mire ne keto dy vite ne Shkoder dhe mendoj se nuk ishte momenti i duhur per ta larguar. Sidoqofte mendoj se do te jete nje ndeshje shume e barabarte dhe mund te vendoset edhe nga penalltite. Pres nje ndeshje shume te luftuar”- eshte shprehur Nderim Nexhimi./SHKODRA-SPORT.COM/