Vllaznia luan ndeshjen e rradhës në “Loro Boriçi” kundër Egnatias, ndërkohë që shkodranët do të jenë të penalizuar ndaj rrogozhinasve.

Trajneri Thomas Brdariç, për këtë sfidë do të ketë mungesën e një lojtari mjaft të rëndësishëm. Bëhët fjalë për sulmuesin anësor Liridon Latifi.

Futbollisti 27-vjeçar nga Kosova në ndeshjen e djeshme ndaj Tiranës është ndëshkuar me karton dhe ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe për pasojë do të jetë i pezulluar.

Për këtë arsye, trajneri Brdariç do të bëjë lëvizje në formacion dhe mund t’i jepet edhe një shans sulmuesit të ri Mehdi Çoba, por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdimësi gjatë javës në seancat stërvitore.
Maringlen ZHIVANI