Korabi do luaj me Vllazninë në “Loro Boriçi” për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë më 17 mars. Goglat janë treguar “mizore” me dibranët, që ndeshen me kryesuesit e Superligës.
Pas shortit, për mediat ka folur presidenti i Korabit. Fehmi Mëziu ka treguar se dihej që do kishte përplasje të forta, ndërsa e quan luks përballjen me shkodranët që janë djepi i futbollit shqiptar.
“Po luajmë me të gjithë ekipet e elitës, shorti dihej. Mirë do ishte të përballeshim me Dinamon, por i vlerësojmë të gjithë ekipet, është short i mirë.
Surprizë? Futbolli është i papritur , ne do e luftojmë si në të gjithë ndeshje. Do jetë ndeshje e luftuar nga djemtë, shpresojmë në rezultat pozitiv.
Nuk na vjen keq që na ra Vllaznia, ne kemi luksin të përballemi me ta sepse është djepi i futbollit shqiptar. Shpresoj të arrijmë atë që i kemi vënë vetes detyrë”, tha Mëziu./newsport/