Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u shfaq tepër i lumtur, pas triumfit 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku shkodran deklaroi:
S’ja japim dorën askujt para ndeshjes. (Qesh) Ndeshja që më ka shijuar më tepër se gjithë të tjerat. Një karakter, që asnjë ekip shqiptar se ka. Ky publik meriton gjithçka. Djemtë kanë treguar maksimumin, duke luajtur me shpirt dhe zemër. Dua t’i falenderoj, karakter të tillë nuk gjen. Bismark është i dëmtuar, është në fazën e rikuperimit, pothuajse është në fund. U detyruam të ruanin dhe Kallakun, edhe Murataj kishte probleme. Kartoni i kuq, na ruajti dy lojtarë që do i kemi forcë më tepër ndaj Flamurtarit. U detyrova të ndërroj bluzë, arbitrat nuk më lejonin kuqeblu.
Gjërat janë të lidhura. Gjendja fizike e Iagos nuk ishte e duhur. Vendosëm të ishim më në ekuilibër. Kallaku gjatë gjithë javës i dëmtuar. Na mungon Bismark, Murataj, Qato, Dros, 4 vetë që do të kishin qenë forcë e shtuar. Jo çdo ndeshje mund të jetë perfeksion. Sot sulmuam me Kastratin nga e djathta, na funksionoi, falë shpirtit të garës, këta djem meritojnë shumë.
Jago mund të na ketë shënuar 5 gola, kemi punuar gjatë fazës përgatitore, lojtar inteligjent që e lexon lojën. E bën perfekt atë rol, edhe djemtë e dinë se ku ai shkon.
Unë mendoj që befasia është arma jonë kryesore. Kemi lojtarë që mund të dalim nga të gjitha anët për të sulmuar, kjo na bën më të palexueshëm nga kundërshtarët. Edhe shënimi i golave nga lojtarët të ndryshëm e tregon këtë.
Ne nuk kemi pse të fshihemi pas gishtit, rruga është shumë e gjatë. Duhet t’i bëjmë hapat e matura. Duhet të gjejmë kohën e duhur, duhet të mendoj ndeshjen me Flamurtarin. Gjërat e mira bëhen avash avash. Ne po e largojmë çdo ditë euforinë. Karakteri i tyre nuk e lejon një gjë të tillë”, u shpreh Martini.







